Raphael Varane, mbrojtësi i Real Madrid, foli para UEFA-s pas ndeshjes kundër City dhe sidomos dy gabimet e tij që praktikisht I hapën rrugën ekipit të Guardiolas: “Humbja? Faji im, i eliminova unë shokët! Më vjen keq për përpjekjen e shokëve. Mbase kemi rrezikuar shumë. Ka zona të fushës ku gabimet paguhen shtrenjtë dhe nëse bën gabime nuk mund të rikuperohen. Tani duhet të reagojmë me karakter”.