‘Dardani’ më i ri nga Tropoja: Ja kush më bindi t’i bashkohem Kosovës!

Kombëtarja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër supertalent.

Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenbergs, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane. 20-vjeçari i lindur në Suedi është duke shkëlqyer në fanellën e Falkenbergs në këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola prej se ka nisur elita e futbollit suedez në muajin qershor.

Ai ka vendosur t’i bashkohet Kosovës edhe pse është nga Tropoja dhe përveç Suedisë, do të mund t’i bashkohej edhe Shqipërisë.

Përmes një video-incizimi, Sylisufaj ka konfirmuar që do t’i bashkohet Kosovës, duke treguar edhe arsyejen për këtë zgjedhje.

“Pas takimit me menaxherin e U21, Zgjim Sojeva dhe presidentin e federatës së futbollit, Agim Ademi, unë do ta përfaqësojë Kosovën. Shihemi edhe pak. Forca Kosova!”, u shpreh Sylisufaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *