Baseli dhe Wolves janë skuadrat e fundit që kanë prere biletën për në çerekfinale të Europa League.
Baseli e eliminoi Eintracht Frankfurtin me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Kurse sfida e kthimit u mbyllë 1-0, me golin e Fabian Frei në minutën e 88’.
Në anën tjetër, Wolves e ka eliminuar Olympiacosin me rezultat të përgjithshëm 2-1, kurse sfida e kthimit u mbyllë 1-0.
Raul Jimenez shënoi golin e fitores për ekipin anglez, derisa mysafirët humbën penallti në pjesën e parë, gaboi Mohamed Mady Camara.
Ndeshjet e Ligës së Evropës prej çerekfinales deri në finalen e 21 gushtit, do të zhvillohen në formë të turneut në Gjermani, me vetëm nga një ndeshje.