Lazio tashmë zyrtarisht do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Skuadra romake përfundoi sezonin në Serie A në pozitën e katërt, vend që siguron garat në Ligën e Kampionëve, por jo gjithçka ishte e sigurt.
Për shkak të koeficientit të zbritur nga UEFA për Italinë, një triumf eventual i Romës në Ligën e Evropës do t’i zinte vendin Lazios.
Megjithatë, Roma sot është mposhtur nga Sevilla, duke bërë që Lazio zyrtarisht të jetë pjesë e LK për edicionin tjetër.
Lazio do të përfaqësojë Italinë në Evropë krah skuadrave si Juventus, Inter e Atalanta.