Shend Kelmendi është futbollisti më i ri i Gjilanit.
Ish-sulmuesi i Prishtinës dhe Flamurtarit është prezantuar në ambientet e klubit bardhekuq.
Lajmi është bërë i ditur nga Gjilani në faqen zyrtare.
Më poshtë njoftimi i plotë:
“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin 25 vjeçar nga Prishtina, Shend Kelmendi.
Kelmendi i cili kishte dalur nga akademia e KF Prishtinës, hapat e parë të karrierës së tij , ai, i kishte bërë po në skuadrën kryeqytetase.
Përveç Prishtinës, futbollisti më i ri i Gjilanit, karrierë kishte bërë edhe në disa skuadra tjera në Kosovë dhe jashtë saj, ku vlenë të ceket aventura e tijë në klubin korçar, KF Skënderbeu.
Kelmendi i cili pozitën e tij në fushë e luan si sulmues, në edicionin e fundit kishte luajtur për skuadrën e Flamurtarit, ku ka zhvilluar 24 takime, duke realizuar 10 gola dhe dhuruar një asistim për ish-bashkëlojtarët e tij në ekipin kuq e zi nga Prishtina.
Futbollisti më i ri i Gjilanit, sot ka nënshkruar kontratë, të cilin do ta mbajë atë si pjesë e skuadrës kuq e bardh në dy vitet e ardhëshme”.