Pele apo Maradona? Messi apo Maradona? Ronaldo apo Messi? Janë pikëpyetje, që vështirë t’iu japë kush shpjegime shterruese, që të pranohet nga të gjithë. Rruga më e mirë për ta bërë këtë është përmes shifrave e statistikave të karrierës së secilit prej tyre, por edhe në këtë rast nuk krijon dot një unison mendimi.
Sidomos në krahasimin mes dy yjeve të Argjentinës ka mendime të ndryshme, kryesisht nisur nga Kupa e Botës, të cilën Maradona e ka fituar, ndërsa Messit i përmendet si mangësia më e madhe. Spanjollja “AS”, në përpjekjen e radhës për të dhënë një përgjigje se cili prej të dyve është më i madhi, ka publikuar këto pamje, të shoqëruara me titullin: Videoja, me të cilën ka akoma njerëz që e vendosin Maradonën sipër Messit… Ju, lexues të nderuar të “Telesport”, cilin vlerësoni më të madhin, të ndikuar ose jo nga këto sekuenca filmike të “Dorës së Zotit”?