Willian refuzon Chelsean dhe Manchester Unitedin për të kaluar te gjigandi tjetër anglez

Anësori i Chelseas, Willian pritet të largohet nga “Blutë” e Londrës këtë verë për t’iu bashkuar rivalit të urryer të Chelseas, Arsenalit. Lojtari në fjalë ka refuzuar të vazhdojë kontratën me skuadrën e udhëhequr nga Frank Lampard.

31-vjeçari është lojtar i lirë këtë verë dhe e refuzoi ofertën e re të Chelseas për vazhdimin e kontratës për edhe dy vite të tjera, sepse dëshironte tri sezone.

Sipas raportimeve të “ESPN Brasil”, Arsenali do ta konfirmojë transferimin e Willianit në ditët në vazhdim, pasi ai e refuzoi ofertën e fundit të Chelseas.

Manchester United dhe Manchester City kishin shprehur interesim për të, sipas “ESPN”, por braziliani ka vendosur t’i bashkohet ”Topçinjëve”, sepse klubi nga Londra veriore ia ka plotësuar kushtet duke i ofruar kontratë trevjeçare.

Willian mungoi në humbjen e Chelseas kundër Arsenalit në finale të FA Cup në fundjavë, për shkak të një lëndimi nga i cili pritet të rikuperohet plotësisht para ndeshjes në Ligën e Kampionëve.

Chelsea udhëton drejt Gjermanisë për t’u përballur me Bayern Munich, por Willian pritet të mos luajë, sepse po mendon ta arrijë kalimin në Arsenal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *