Zyrtare: Ky është numri i skuadrave kosovare që do të marrin pjesë në arenën ndërkombëtare

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës u zhvillua seminari i radhës nga Departamenti i Licensimit të Klubeve për garat e UEFA-s.

10 klube nga të dyja gjinitë, 9 të meshkujve dhe 1 i femrave kanë aplikuar për t’u pajisur me licensën për garat e UEFA-s dhe përfaqësuesit e tyre ishin pjesë e seminarit të sotëm.

Prezantimi i klubeve të Kosovës në garat ndërkombëtare, afatet për dorëzimin e dokumentacionit dhe pikat specifike të rregullores ishin disa prej temave të diskutimit, kurse pika kryesore ishte diskutimi i përbashkët ndërmjet administratës për licensim, komisionit të shkallës së parë dhe përfaqësuesve të kubeve në lidhje me vështëristë e shfaqura gjatë viteve të kaluara në procesin e licensimit.

Menaxheri për licensimi e klubeve për garat e UEFA-s, Bajram Shala u komunikoi edhe zyrtarisht klubeve që në edicionin 2020-2021, Kosovën në garat evropiane do ta përfaqësojnë tri klube, një në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve dhe dy në rrethin parakualifikues të Europa League.

Kurse nga viti i ardhshëm, edicioni 2021-2022 klubet kosovare do të marrin pjesë në Champions League dhe në Europa Conference League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *