Llapi do të ketë në radhët e veta dy portierë nga Italia nga edicioni i ardhshëm.
Klubi nga Podujeva fillimisht e transferoi Giacomo Navën në janar të këtij viti, ndërsa këtë verë, Llapi vendosi që sërish të “peshkojë” në Itali.
Klubi që drejtohet nga familja Batatina, e transferoi “gardianin italian” Loris Kikkri.
Ardhja e Kikkrit mendohej se do t’i jepte fund aventurës së Navës te Llapi që nga tani.
Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë pasi Nava do të vazhdojë të jetë pjesë e Llapit.
Në një intervistë për “Zërin” Nava e ka konfirmuar qëndrimin te Llapi.
“Momentalisht jam me pushime në Itali, por besoj që do të jem te Llapi edhe për edicionin e ardhshëm”, ka deklaruar Nava.
Ndryshe, 23-vjeçari ka përvojë në futbollin italian ku ka luajtur te Rimini, Lecco, Sampdoria, Bogliasco dhe Lentigione.