Ia zuri vendin 20-vjeçari, Kukësi largon portierin Kosovar

Nis epoka e Skënder Gegës te Kukësi. Pas prezantimit të tij dje, si trajner i nënkampionëve të vendit, kanë nisur të lëvizin edhe gjërat.

Kështu, ditën e sotme është zyrtarizuar largimi i parë, pas Shkurtajt dhe Krasniqit. Fjala është për portierin Ilir Avdyli. Ky i fundit duket se ka dalë jashtë planeve të verilindorëve me afrimin e 20-vjeçarit Angelo Tafas, i dalë nga akademia e AEK-ut në Greqi.

Kujtojmë se në radhët e skuadrës kuksiane është edhe portieri titullar, Dashamir Xhika, i marrë nga Partizani sezonin e kaluar prej Shpëtim Duros.

Ja njoftimi i klubit: “Portieri Ilir Avdyli nuk është më pjesë e skuadrës sonë. 30-vjeçarit nga Kosova i ka përfunduar kontrata me mbarimin e sezonit dhe palët kanë shtrënguar duart. Kukësi i uron Avdylit suksese në të ardhmen dhe e falënderon për kontributin e dhënë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *