Temë këto ditën e fundit është bërë kontrata e Messit me Barcelonën.
Dilema e madhe ishte se pse Messi nuk po nënshkruan kontratë afatgjate me katalunasit.
Argjentinasi posedon një klauzolë të çuditshme në kontratën e tij, që i lejon largimin në çdo kohë pas moshës 30 vjeçare.
Kontrata e argjentinasit me Barcelonën skadon verën e ardhshme, por ai i ka thënë klubit se nuk po e mendon largimin.
Mundo Deportivo shkruan se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, i pëlqen të vazhdojë kontratën në çdo vit, duke u bazuar në formën e tij.