Zyrtare: Man Unitedi zbulon fanellën për sezonin e ri

Manchester Unitedi e ka zbuluar fanellën e re për sezonin 2020/21, të cilën do të kenë mundësi ta veshin në Ligën e Kampionëve, pasi Djajtë e Kuq e siguruan kualifikimin me radhitjen në pozitën e tretë në tabelën e Premierligës.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka theksuar ADN-në e klubit që nga ardhja e tij në Old Trafford dhe dizajni i fundit i Djajve të Kuq nga Adidas e ka pasur synim të mos ikë nga tradita e klubit anglez.

“Kjo fanellë e re është prodhuar përmes një teknike inovative të quajtur “ngjyrosje hapësinore” që e jep mundësinë të ngjyrosen fije të caktuara individualisht dhe në gjatësi të ndryshme, për ta bërë fanellën me detaje që mund të shihen vetëm nga ai që e mban veshur”, thuhet në njoftimin e klubit.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do ta veshë fanellën e re për herë të parë më 5 gusht, kur do të përballet me LASK në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Evropës.

Gjiganti i Premierligës ka publikuar edhe fanella të dizajnuara veçanërisht për fëmijë, në tentim për ta motivuar përkrahjen nga gjenerata e ardhshme e tifozerisë besnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *