Edon Zhegrova është rikthyer në Kosovë për pushime verore.
As pandemia COVID-19 nuk e ka ndalur futbollistin e Kosovës që të vijë në vendlindjen e prindërve për pushime.
Me të ardhur në Kosovë, ylli i Genkut ia ka bërë një befasi një tifoze së tij.
Ai e ka takuar Arditën, një tifoze e flaktë e tij, e cila është me aftësi të kufizuara.
“Surprizë për Arditën”, ka shkruar Zhegrova në “Instagram”.
Ndryshe, pas largimit nga Baseli, Zhegrova është rikthyer te klubi elitar belg, Genk.