Sunderland e kërkon talentin e Përfaqësueses së Kosovës

Klubi anglez Sunderland po e kërkon talentin e Përfaqësueses së Kosovës, Arbenit Xhemajli, i cili aktivizohet në Zvicër me skuadrën e Xamax Neuchatellit.

“Chroniclelive.co.uk” konfirmon se “Macet e Zeza” janë të interesuar për mbrojtësin 22-vjeçar.

Sunderland momentalisht po kalon ditë të vështirë pasi që ndodhet në Ligën e Tretë të Anglisë (Ligue One)

Xhemajli që nga viti 2017 është pjesë e Xamaxit.

Xhemajit i ka skaduar kontrata me Xamaxin, skuadër që nuk ka arritur të sigurojë mbijetesën në elitën e Zvicrës.

Ai e ka regjistruar edhe një paraqitje me fanellën e Kosovës që drejtohet nga Bernard Challandes.

Për shërbimet e tij po interesohen edhe disa skuadra italiane.

Ndryshe, vite më parë kur Sunderlandi ka qenë pjesë e Premierligës, në këtë skuadër është aktivizuar edhe legjenda e Kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana duke e bartur shiritin e kapitenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *