Odise Roshi ka pasur një sezon fantastik, referuar shifrave të tij personale.
Mesfushori i Kombëtares, me shtatë gola të shënuar në kampionat dhe një në Kupë, ka regjistruar edhe një statistikë tjetër tejet pozitive.
Roshi është renditur në vend të tretë referuar numrit të driblimeve të sakta.
Futbollisti kuqezi ka regjistruar 68 driblime të suksesshme në 110 tentativa.
Referuar përqindjes, për shqiptarin saktësia ka qenë në masën 62%. Në këtë sezon, më mirë se mesfushori kuqezi ka bërë ish-mesfushori i Interit Zhoao Mario dhe Nikola Vlasiç.
Ky i fundit kryeson listën me 101 driblime të sakta nga 161 tentativa, 63% saktësi dhe pas tij u rendit portugezi Zhoao Mario me 63 të sakta nga 100 tentativa. Edhe ky i fundit ka të njëjtën përqindje, 63%.