Ismeti Munishi drejtoi Ballkanin në një sezon të çmendur, duke qenë në garë për titull të kampionit dhe e kualifikoi në finale të Digitalb Kupës së Kosovës, për herë të parë në histori të klubit.
Pas përfundimit të sezonit, Ballkani ka filluar të bëjë përforcime duke transferuar Mevlan Zekën nga Feronikeli dhe portierin Kenan Haxhihamza nga Gjilani.
Duket se edhe e ardhmja e trajnerit Munishi do të jetë me “portokallinjtë”.
Një burim brenda klubit ka rikonfirmuar të ardhmen e trajnerit prishtinas me Ballkanin, duke mohuar disa zëra ditëve të fundit se do të ketë ndryshime në stol.
Ballkani dhe trajneri Munishi përkundër lojërave të bukuar nuk arritën të shpallen kampion edhe pse përfunduan me vetëm një pikë më pak se kampionia Drita, që u shpall kampione me 68 pikë.
Përveç lojës së bukur, Munishi ka arritur të nxjerrë më të mirën nga Arbër Hoxha, Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli, të cilët para ardhjes se Munishit ishin vetëm talent në opionione të trajnerëve dhe analistëve.
Në finale të Kupës, Ballkani pësoi humbje duke mos arritur daljen në garat evropiane.
Presidenti i klubit, Arsim Kabashi në rrjete sociale ka shprehur mbështetjen e tij për Munishin.
Kabashi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se Munishi ka kontratë edhe për 20 vjetë.
“Baba i trajnerëve në shqiptari, edhe 20 vjetë kontratë ka në në FC Ballkani, edhe nëse kurrë nuk bëhemi kampion”.
BABA i Trainerave në Shqiptari , edhe 20 vjet kontrate ka në FC Ballkani edhe nese kurr nuk bahemi Campion ?Krenar dhe falenderus per gjithcka që je tu dhan ne klubin e qytetit i dashur Trainer ❤️
Posted by Arsim Kabashi on Sunday, June 7, 2020
Numri një i Ballkanit gjatë gjithë sezonit ka shprehur mbështetjen e tij për trajnerin Munishi dhe futbollistët e tij.
Konfirmimi i së ardhmes së Munishit do të bëhet gjatë këtyre ditëve. /Insporti.com/