Teuta gjunjëzon Tiranën dhe rifiton Kupën pas 13 vitesh!

Teuta ka arritur të triumfojë në finale e Kupës së Shqipërisë, duke mundur 2-0 kampionët e saposhpallur, Tiranën e Egbo.

Për ekipin durrsak është Kupa e shtatë në histori, teksa kishin plot 13 vite që djemtë e detit nuk e ngrinin këtë trofe.

Nga një gol për pjesë (Rustem Hoxha dhe Lorenc Vila, sulmuesi anësor, i vetëm me portierin kundërshtar nuk gaboi pas gabimit të Vangjelit) gjunjëzuan Tiranën që pas fitimit të titullit kampion nuk mund të bëjë “double”. Për skuadrën e Edi Martinit sezoni mbyllet me një trofe, teksa në kampionat e mbyllën në vend të katërt renditjen.

Lorenco Vila është ai i cili ka ndëshkuar Tiranës, pas një huqi të Kristi Vangjelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *