Sarri lë pushim Ronaldon, talenti shqiptar grumbullohet sërish nga tekniku italian

Për ndeshjen e fundit në Serie-A, Juventus pret Romën në shtëpi (java e 38-të). Kjo është prova e fundit për bardhezinjtë përpara ndeshjes ndaj Lyon në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo për këtë ndeshje trajneri i torinezëve, Maurizio Sarri ka vendosur që të lërë pushim disa prej futbollistëve titullar. Tekniku italian nuk ka thirrur për këtë sfidë Cristiano Ronaldon. 61 vjeçari kërkon që Ronaldo të jetë në 100% të formës në takimin vendimtar ndaj skuadrës franceze më 8 gusht .

Portugezi kështu humbet shansin për të qenë golashënuesi më i mirë në Serie A, pasi Ciro Immobil kryeson renditjen me 4 gola më shumë (31 gola në 35). Gjithashtu në këtë sfidë do të mungojë edhe Paulo Dybala, i cili është i dëmtuar.

Lënia pushim e disa titullarëve mund të bëjë që Vrioni të bëjë debutimin me Juventusin, pasi disa herë është grumbulluar por nuk ka arritur dot të debutojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *