Pas shtatë vitesh në Korçë, ku ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut duket se eksperienca e Bajram Jashanicës me bardhekuqtë i ka ardhur fundi.
Mbrojtësi ka arritur majat me korçarët, mirëpo fakti se këta të fundit të paktën për momentin (derisa të zyrtarizohet një vendim nga Gjykata Federale), janë jashtë garave evropiane, kanë bërë që Jashanica të mendojë largimin.
29-vjeçari përflitej për një transferim te një nga skuadrat kryeqytetase si Tirana apo Partizani, mirëpo nga Kosova kanë një tjetër mendim. Gazeta Olle bën të ditur se Jashanica është shumë pranë rikthimit në IPKO Superliga pas shtatë viteve ku më parë është aktivizuar me klubin e Hysit.
Këtë herë, Jashanica është pranë akordit me Prishtinën dhe zyrtarizimi do të vijë së shpejti. Kujtojmë se Prishtina do të marrë pjesë në garat evropiane dhe Jashanica kërkon të bëhet pjesë e projektit.