Cristiano Ronaldo e ka festuar titullin e Serisë A duke i shpenzuar rreth gjashtë milionë euro për ta blerë një jaht të ri luksoz.
Juventusi u konfirmua kampioni i Serisë A për herë të nëntë radhazi, pas fitore me rezultat 2:0 kundër Sampdorias të dielën.
Ky trofe është i shtati i ligës në karrierën e Ronaldos.
35-vjeçari ka vendosur ta festojë titullin duke shpenzuar për blerjen e një jahti luksoz që përfshin pesë kabina, gjashtë banjo, një dhomë ndenjeje të madhe dhe një kuzhinë.
E dashura e tij, Georgina Rodriguez, i publikoi disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram, duke u treguar tifozëve edhe se si duket brenda jahti.
Pesë-herë fituesi i Topit të Artë e bleu këtë jaht për gjashtë milionë euro në tregun e anijeve në Viareggio dhe e përdori atë për herë të parë këtë javë, pasi Juventusi u shpall kampion.