TMZ ishte mediumiqë raportoi për herë të parë për vdekjen e Kobe Bryant, vajzës së tij 13-vjeçare, Gianna, dhe shtatë pasagjerëve të tjerë.
Derisa e gjithë bota po vajton vdekjen e ish-basketbollistit legjendar, dikush tjetër po tallet.
Bëhet fjalë për komedianin e famshëm, Ari Shaffir.
Për talljet e tij, ai u detyrua ta thirrte polcinë për shkak të kërcënimeve të shumta që mori komediani.
“Kobe Bryant është vonuar 23 vite për këtë vdekje. Ai u akuzua për përdhunim. I urrej Lakersat. Përshëndetje për heroin që harroi të vë karburant në helikopter. Çfarë dite e mrekullueshme”, ka thënë Ari Shaffir në një video.
Deri më tani nuk ka asnjë arrestim për kërcënuesve ndaj komedianit.
Twitter do your thing ?? @AriShaffir pic.twitter.com/P9kASR7WgV
— Ovrnundr (@Ovrnundr) January 28, 2020