Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile me golin e shënuar në fitoren 2-0 ndaj Brescias, aktualisht prin listën e golashënuesve në Evropë me 35 gola, duke lënë pas Robert Lewandovskin me 34 gola.
Tani sulmuesi i Lazios është lider aktual në listën për “Këpucën e Artë”, ku vetëm Cristiano Ronaldo mund të arrijë italianin. Portugezi Ronaldo ka shënuar 31 gola deri më tani dhe duhet të zhvillojë edhe dy ndeshje.