Flet heroi i Prishtinës pas triumfit në kupë

Otto John ka folur pas triumfit të Prishtinës në finale të Digitalb Kupës së Kosovës, sot kundër Ballkanit.

Skuadra nga kryeqyteti arriti që të triumfojë në “Fadil Vokrri”, falë golit të sulmuesit nigerian në pjesë të parë, shkruan Insporti

Sulmuesi 22-vjeçar, këtë edicion e përfundoi me 13 gola e 3 asistime, në gjithsej 19 paraqitje.

“Ndjenjë shumë e mirë të fitosh Kupën, të kontribuosh për lojtarët dhe për klubin. Ky ishte objektivi ynë dhe jam shumë i gëzuar për suksesin”, tha John për faqen zyrtare.

“Kemi luftuar shumë, kemi dhënë maksimumin për këtë trofe. Njëjtë duhet të përgatitemi edhe për Evropë e cila megjithatë do të më lë pa pushim edhe pas një vitit larg shtëpisë (qeshet). Do të japim maksimumin për klubin”, tha ai.

Prishtina do të jetë skuadra e tretë e Superligës së Kosovës në Evropë, pasi do të jetë pjesë e rundit preliminar të Ligës së Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *