Super Zlatan Ibrahimovic shkruan historinë në Serinë A

Milan e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të ndeshjes që po luan në transfertë kundër Sampdoria-s, e vlefshme për javën e 37-të të Serisë A.

Goli është realizuar në minutën e 4-t nga Zlatan Ibrahimovic dhe ka qenë një gol unik jo shumë për nga realizimi, por për nga domethënia historike.

Me golin e shënuar sot, në fakt, Zlatan Ibrahimovic është bërë futbollisti i parë i historisë që ka shënuar të paktën 50 gola në Serinë A si për Milan-in (50), ashtu edhe për Inter-in (57).

Gjithashtu, ky ka qenë goli më i shpejtë i shënuar nga Ibra me Milan-in në Serinë A (3 minuta e 22 sekonda): goli i tij i vetëm i shënuar me kuqezinjtë gjatë 5 minutave të para të lojës ka qenë në derbin kundër Inter-it, në nëntorin e 2010-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *