Armend Dallku është shprehur shumë i lumtur me triumfin në finalen e Kupës së Kosovës.
Bardhekaltrit e mposhtën Ballkanin në finalen e trofeut të dytë më të rëndësishëm në vendin tonë me rezultat 1-0, derisa trajneri vushtrrias tha se është shumë i lumtur me lojën që zhvilloi skuadra e tij.
“E kemi studiuar mjaftë mirë Ballkanin dhe kemi luajtur edhe në të kaluarën disa ndeshje kundër tyre”, ka thënë Dallku për Super Sport Kosova.
“Kishim mundësi të shënonin edhe dy gola të tjerë, por na gëzon fakti se ne jemi fitues të Kupës së Kosovës”.
“Ka qenë shumë e vështirë edhe për ne që të kualifikohemi, por që ia dolëm që me punë të madhe dhe të palodhur, të mposhtim njërën ndër skuadrat më të mira të këtij edicioni”.
“Bëmë disa ndryshime në formacion nga ndeshjet e kaluar, duke markuar Blendi Baftiun dhe lojtarët e tjerë nga krahu, si Topallin, që janë mjaftë të rrezikshëm”.
“I përgëzoj lojtarët e mi për lojën e zhvilluar, por edhe për edicionin e zhvilluar edhe pse ishim paksa të pafat”, ka shtuar më tej ai.
Prishtina e fitoi trofeun për herë të shtatë në histori, derisa arritën të shkonin edhe në parakualifikimet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/