Prishtina është fituesja e Kupës së Kosovës dhe do të marr pjesë në kualifikimet e Europa League.Prishtinasit në finale mposhtën Ballkanin fal golit të vetëm të shënuar nga Otto John.
John realizoi gol duke kaluar mjaftë bukur kapitenin Berisha të Ballkanit në minutën e 20-të.
Në pjesën e dytë shifrat nuk ndryshuan, ani pse Ballkani me Jetmir Topallin realizuan por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Kështu, trajneri Armend Dallku me Prishtinën do të marrin pjesën në kualifikimet e Europa Leagues.Në anën tjetër, edhe pas një super sezoni, Ismet Munishi me Ballkanin mbesin pa trofe.