Milot Rashica është një nga futbollistët më të mirë shqiptar me një karrierë të jashtëzakonshme.
Ai si i ri e ka pasur pasion futbollin dhe është rritur në skuadrat e Vushtrrisë.
Por, po të mos ishte futbollist, Rashica do të ushtronte profesionin e stomatologut.
Këtë e ka bërë të ditur në emisionin “NIN” në Klan Kosova, ku ka thënë se ai është profesioni i babait të tij.