Italia me një formulë ndryshe të kampionatit? Jo edhe aq e habitshme, të paktën sipas padronit të Napolit. Aurelio De Laurentiis, presidenti i klubit axurr, foli në telefon gjatë prezantimit të librit “Interrompo dal San Paolo” duke shpjeguar pse, FIGC, po mendon për një ndryshim rregullore për kampionatin në Serie A për caktimin e titullit si dhe për të vendosur rëniet nga kategoria:
“Shpresojmë që të mund të fitojmë një titull të ligës në vitet e ardhshme, por nuk është e lehtë. Me Federatën e Futbollit ne po mundohemi të zbresim në rrugën e play-off dhe play-out për të thyer vazhdimësinë dhe hegjemoninë dominuese të 9 viteve të fundit”.
Sigurisht, një mesazh referuar Juventusit. Lajmi është raportuar nga “Il Mattino”.