Sulmuesi shkodran, Armando Vajushi, rezultoi pozitiv me Koronavirusi, në datën 12 korrik.
28-vjeçari arriti ta mposhte këtë virus që po bën kërdinë në mbarë botën, teksa rezultoi pozitivë në testin e dytë, duke iu bashkuar kështu skuadrës rumune të Petrolul, në të cilën militon.
Vajushi gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 15-të në sfidën e sotme ndaj Arges, po goli i tij vlejti thjesht për statistikë, pasi Petrolul u përmbys duke humbur ndeshjen në 1-2.