Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka mbyllur sezonin në top pesëshen e golashënuesve në Superligën e Turqisë.
Reprezentuesi i Kosovës e mbylli sezonin me 15 gola, duke u renditur i katërti në listën e top golashënuesve në Superligën e Turqisë.
Ai gjithashtu shtoi edhe 5 asistime.
Kujtojmë se për Muriqin interesim kanë shprehur klubet si West Bromwich Albion, Tottenham Hotspur e Lazio.