Pas largimit nga Superliga, Flamurtari konfirmon trajnerin e ri!

Jusuf Tortoshi është emëruar trajner i Flamurtarit në vend të Sunaj Keqit, nën drejtimin e të cilit skuadra prishtinase nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.

Lajmin e ka bërë të ditur të hënën për ‘kohën’ kryetari i klubit Flamurtari, Imer Ademi.

Flamurtari të dielën nuk arriti ta sigurojë mbijetesën dhe në edicionin e ri do të garojë në Ligën e Parë, nën drejtimin e Tortoshit.

Tortoshi deri tash te Flamurtari ka ushtruar detyrën e zyrtarit të klubit, derisa më herët ka qenë edhe trajner në skuadrën kuqezi nga Prishtina. Është prej trajnerëve më të vlerësuar në vend.

“Qysh tash kemi nisur riorganizimin me synimin për t’u kthyer në Superligë. Shef të shtabit teknik e kemi emëruar Jusuf Tortoshin”, ka thënë Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *