Lazio ka arritur të fitojë 5-1 jashtë fushe ndaj Veronas por ajo që ia vlen të thuhet është se dy penalltitë e akorduar në favor të bardhekaltërve arrijnë një rekord që qëndronte prej më shumë se thuajse 70 vitesh, kur Milani i sezonit 1950-51 arriti plot 18 penallti në një sezon (aq sa ekipi bardhekaltër).
Nga pika e bardhë nuk gaboi dy herë Immobile, që kishte shënuar edhe një super gol. Kështu, sulmuesi shkon plot 34 gola, 2 më pak se sa Gonzalo Higuain i cili në sezonin 2015-2016 arriti të shënonte 36 gola me Napolin.
#immobile Goalpic.twitter.com/WzjzjoxLKf
— FATISTIC ⚡ (@FATIstic_) July 26, 2020
Immobile shkon kështu drejt fitimit të Këpucës së Artë, teksa Ronaldo ka mbetur 30 gola. Por, nga 34 golat, sulmuesi i Lazios 14 i ka me penallti.