Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për “Arena sportive” në RTK, transmeton “Zeri.info”, ka analizuar përmbylljen e këtij viti në futbollin kosovar derisa ka folur edhe për suksesin e madhe të Kosovës.
“Kombëtarja i ka tejkaluar pritshmërinë dhe për këtë kontribut të madh kanë dhënë bashkatdhetarët tanë që kanë shkuar atje duke ikur nga represioni.
Ata gjithmonë në mendje kanë pasur sikur i kanë borxh diçka Kosovës dhe këtë po ua kthejnë me fëmijët e tyre duke i sjellë te ekipi i Kosovës. Ata po e bëjnë Kosovën krenare duke e ngritur ekipin në nivel të larta”, ka thënë Ademi duke shtuar:
“Pritshmëritë nuk kanë qenë kaq të mëdha por ato erdhën fal punës së madhe të shtabit teknik. Jam i lumtur që kam arritur tu krijojmë kushtet që i kanë kërkuar.
Ne jemi një hapa para me organizimin e mire dhe jemi në top 20-shën me kushtet në bazë të kombëtareve.
Mrekullia ishte kampion në Ligën e Kombeve ndërsa t’ju kujtojë se ishim larg kualifikimit në eliminatoret e rregullta vetëm 18 minuta larg.
Ende kemi shanse për të dalë në evropian dhe do të bëjmë çmos që të jemi atje dhe po e arritëm do të jetë qershia mbi tortë”, tha Ademi duke konfirmuar se trajneri Challandes do të vazhdojë të jetë pjesë e Kosovës edhe në të ardhmen.
“Ai do të jetë me ne, ndërsa sa i përket kualifikimit, pa e nënçmuar Maqedoninë e Veriut por duke u bazuar në kualitetin tonë ne jemi në avantazh. Gjithsesi, ne jemi me këmbë në tokë por optimizmi është shumë i madh”, ka përfunduar Agim Ademi.