Gjilani ka arritur ta sigurojë Ligën e Evropës pas fitores ndaj Flamurtarit. Me fitoren minimale 0:1, klubi i Gjilanit për herë të parë në histori të klubit do të paraqitet në garat evropiane.
Megjithatë, përkundër këtij suksesi të arritur duket se në taborrin e Gjilanit ende nuk është shëruar plaga “titull”. Sipas tyre, kampion real është Gjilani dhe jo Drita dhe se janë skuadra e vetme që kanë luajtur vetëm në fushë, e jo me matematika të bërë në zyre të ndryshme.
Trajneri i “Skifterave”, Gentian Mezani pas përfundimit të ndeshjes ka publikuar një fotografi në rrjetin social, në të cilen duket tabela e Superligës.
Fotografia që Mezani ka publikuar është tabela e Superligës në të cilën Gjilani renditet në pozitën e parë me pikë të barabarta, 68 pikë, me Dritën.
Kjo renditje tabelare e gabuar u publikua në faqen e njohur tw rezultateve “Flashscore”.