Flamurtari ka pësuar humbje në shtëpi (0:1) dhe në këtë mënyrë nuk ka arritur të mbijetojë në Superligë.
Skuadra e Flamurtarit, pas konfirmimit në Ligën e Parë, ka reaguar duke akuzuar gjyqtarët e ndeshjes, duke i quajtur të shitur.
Reagimi i Flamurtarit:
Faleminderit të gjithë ata që kan suportuar dhe përkrahur KF FLAMURTARI edhe këtë pjesë të dytë të superligës.
Loja kundër Gjilanit jo e leht për tu fituar kur aty ka dhe refer të shitur, këtë betej e humbëm duke luftuar me të gjitha mundësit që kemi.
Ne si klub kemi luftuar shumë, por me të drejt apo pa të drejt ne sot u perballëm me këtë situat të vështirë e cila na ka forcuar edhe më shumë.