Sezoni 2019/20 në Premierliga tashmë është i përfunduar.
Në xhiron e fundit, disa ekipe luajtën për Champions League, Europa League dhe disa të tjera për t’i shpëtuar rënies në Championship.
Manchester United fatin e kishte në duar të saj dhe pas fitores në udhëtim te Leicester City, siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke u rikthyer në këtë garë pas disa viteve me luhatje.
Për “Djajtë e Kuq” shënuan Bruno Fernandes, nga pika e bardhë në minutën e 70’ dhe Lingaard në fund për 2-0.
Chelsea është skuadra e radhës që kualifikohet në Champions nga pozita e katërt, bashkë me Manchester Cityn dhe Liverpoolin.
Në Europa League do të luajnë Leicester City dhe Tottenham, skuadra e Jose Mourinhos barazoi, por siguroi pjesëmarrjen në Europë falë Chelseat që e mposhti 2-0 Wolvesin, që e dëshpëruar mbetet jashtë Europa League ani pse ka bërë një sezon mbresëlënës dhe madje ka pikë të barabarta me Tottenhamin.
Për mbijetesë luajtën Aston Villa dhe Watford.
Aston Villa barazoi në udhëtim te West Ham dhe falë fitores së Arsenalit ndaj Watfordit, shpëtoi nga rënia dhe sezonin e ardhshëm do të luajë sërish në Premierligë.
Bashkë me Watfordin, kanë rënë nga Premierliga Bournemouth dhe Norwich City.