Ardian Ismajli transferohet në Lecce?


Ardian Ismajli është në listën e transferimeve të klubit italian Lecce. Mbrojtësi shqiptar është në formë të lartë këtë sezon me klubin kroat, Hajdukun e Splitit.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Lecce është në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe shqiptari është një nga alternativat.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Lecces, Mauro Meluso, i cili ka deklaruar se janë në bisedime me një mbrojtës.Vlera e shqiptari llogaritet të jetë 1 milion euro.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka luajtur 18 ndeshje në pjesën e parë të këtij sezoni, ndërsa me Kombëtaren Shqiptare ka 8 paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *