Sulmuesi i Inter-it, Romelu Lukaku, ka folur për Sky Sport pas fitores 3-0 të marrë nga zikaltrit kundër Genoa-s, edhe falë dygolëshit të tij.
“Në nivel personal jam i kënaqur, por mu bëjmë më shumë si skuadër. Nuk është e lehtë të jemi të dytët, sepse ne luajmë gjithmonë për të fituar”, ka thënë belgu.
“Duhet ta mbyllim kampionatin sa më lart të jetë e mundur, unë dua ta ndihmoj skuadrën sa më shumë të mundem. Keqardhje? Po, kemi humbur shumë pikë, por është një grup i ri”.
“Kemi dëshirë të rritemi dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Shpresojmë ta mbyllim mirë kampionatin dhe më pas të mendojmë për Europa League”.
“Është e rëndësishme, kemi dy ndeshje kundër dy skuadrave të forta për të parë ku jemi: në Europa League nuk do të jetë e lehtë, por duhet të punojmë për ta fituar”.