Sevilla është në pole position për Takefusa Kubo.
Siç ka bërë të ditur Onda Cero, klubi i Monchi-t duket se ka kaluar në avantazh ndaj konkurrenteve të tjera (edhe Milan-i në garë) për talentin e ri të Real Madrid, i cili ka shkëlqyer në këtë sezon te Mallorca (36 ndeshje, 4 gola dhe 5 asiste).
Los Blancos besojnë shumë te japonezi, por për momentin i kanë të gjitha vendet jo komunitare të zëna dhe e vetmja zgjidhje për ta mbajtur në ekip do të ishte që ai Kubo të bëhej me pasaportë spanjolle.
Një rrugë aspak e lehtë për t’u ndjekur, duke parë se ligji japonez nuk e lejo nënshtetësinë e dyfishtë (Kubo duhet të vendosë nëse do të “mbetet” japonez ose të bëhet “vetëm” spanjoll, të paktën në terma legjislativë) dhe që mund të realizohet vetëm pas një viti martesë me një grua spanjolle ose dhjetë vite radhazi qëndrim në tokën iberike.
Ja pse është shumë e vështirë që Kubo të jetë në Madrid sezonin e ardhshëm dhe zgjidhja me e mirë do të ishte një tjetër huazim i lojtarit. Në pritje, natyrisht, të martesës me madrilenët.