‘Ballisti’ e komenton veprimin e Dua Lipës

Tifozi më i famshëm i Kombëtares shqiptare, Ismajl Morina i njohur me emrin artistik “Ballisti” e ka komentuar postimin e flamurit të Shqipërisë etnike nga ana e Dua Lipës në rrjetet sociale.

Këngëtarja prishtinase bëri bujë të madhe në rrjetet sociale, duke vendosur në rrjetet e saja sociale veprën e “Ballistit”, e cila ishte lëshuar në Beograd për ndeshjen Serbi – Shqipëri,

“Ballisti” në një prononcim për emisionin “Review” ka thënë se “gjesti i Dua Lipës ishte i guximshëm”.

“Mund të them se Dua Lipa bëri një gjest të guximshëm, dhe i dha një asist për gol veprës ‘Autochthonous’. Reagimet u pritshin pasi për disa elementë nga jashtë nesh, por mbi të gjitha nga brenda nesh ‘Autochthonous përbën një rast kontravers, i cili duhet censuruar me çdo kusht e me çdo mjet dhe kur vjen një personazh si Dua Lipa me dimension botëror dhe godet me këtë vepër, atëherë fillojnë dhe e humbin durimin dhe përqëndrohen duke sjellur reagime që bëhen patetike”, ka thënë fillimisht “Ballisti”.

“Unë e kam thënë në një dalje publike sa isha në burg në Tiranë, ‘ekziston vepra dhe autori’ në këtë rast autorin mund edhe ta fundosin ose përpijnë autoritetet serbe apo kushdo qofshin ato, por veprën ‘Autochthonous kurrë nuk mund ta fundosin dhe përpijnë. Për mua, kjo vepër ka zëvendësuar punën e munguar në dekada të akademisë së arteve në Tiranë dhe Prishtinë të cilat janë në një letarg dimëror tash e disa vite”, shtoi ai.

Ndryshe, postimi i Dua Lipës nxiti reagimin e madh të serbëve, të cilët nga inati dhe mllefi e quajtën “skandaloz” këtë veprim të Duas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *