Ky është ekipi që ka më së paku humbje këtë sezon në Superligë

Ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fundin e kampionatit. Kampioni tashmë është përcaktuar, ajo është Drita e cila ka triumfuar këtë edicion në Superligë duke u stolisur me titullin e më të mirit.

Por, edhe pas këtij triumfi, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu nuk e gëzon faktin se është ekipi me më së paku humbje në këtë kampionat.

Ballkani i Ismet Munishit është skuadra që ka më së paku humbje këtë sezon, duke u mposhtur në vetëm katër ndeshje në Superligë, shkruan Sinjali.

Kurse, ka edhe më së shumti barazime në ligë, 10 sosh.

Pas Ballkanit, vendin e dytë me më së paku humbje në Superligë e ndajnë Drita dhe Prishtina me nga gjashtë humbje gjithsej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *