UEFA ka zyrtarizuar sot datat për sezonin e ri të Ligës së Evropës, gara të dytë më të rëndësishëm në rang klubesh, teksa gjithçka do të startojë më 20 gusht me raundin para-eliminator, ku do të luajë dhe skuadrat tona nga Kosova.
Gjilani, Ballkani dhe Prishtina, po luftojnë për dy vende që dërgojnë Ligës së Evropës.
Vetëm një javë më vonë, më 27 gusht do të luhet turi i parë eliminator. Më 17 dhe 24 shtator do të luhen edhe raundi i dytë e i tretë eliminator.
Ndeshjet kryesore, ato të ‘play-off’, që do t’i vendosin edhe skuadrat në grupe.
E veçanta e eliminatoreve të këtij viti është se ndryshe nga sezonet e kaluara ku është luajtur me sistem vajtje-ardhje, do të vendosen me vetëm një ndeshje në fushë asnjanëse.
Ndeshjet e raundit paraelimnator: 20 gusht
Raundi i parë kualifikues: 27 gusht
Raundi i dytë i kualifikues: 17 shtatori
Raundi i tretë kualifikues: 24 shtator
Ndeshjet e play-offit: 1 tetor
Faza e grupeve: 22 dhe 29 tetor, 5 dhe 26 nëntor, 3 dhe 10 dhjetor
Kjo pasi koha është e limituar për shkak të pandemisë COVID-19, që i ka ndryshuar edhe datat.
Faza e grupeve do të zhvillohet normalisht dhe do të startojë më 22 tetor, për t’u mbyllur më 10 dhjetor, ndërsa ajo e eliminimit direkt nga muaji shkurt.