Henderson tregon emocionin pasi e ngriti trofeun

Kush e di se çfarë emocionesh do ketë ndier Jordan Henderson teksa ngrinte në qiellin e “Anfield” trofeun e Premier Ligës për Liverpoolin.

“Të ecje këtu ishte fantastike. Djemtë e merituan momentin e tyre me këtë ceremoni. Fatmirësisht familjet ishin këtu dhe na panë. Kjo është diçka e madhe për ne. Ishte një sezon i shkëlqyer, të kurorëzoheshe në këtë mënyrë ishte speciale. E nisëm shumë mirë dhe me kalimin e ndeshjeve u forcuam dhe fituam vetëbesim, u bëmë më të pamëshirshëm. Gjetëm një mënyrë për të fituar në shumë raste dhe kjo ka të bëjë me mentalitetin”.

“Djemtë ishin të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit dhe e meritojnë këtë që po marrin tani”, tha kapiteni i Liverpoolit.

“E kam ëndërruar këtë moment. Ka qenë një ëndërr të fitoj Premier Ligën dhe prandaj erdha këtu. Sezonin e shkuar grumbulluam 97 pikë dhe nuk fituam. Ishte diçka e vështirë për t’u kapërdirë”.

“Por pak javë më vonë reaguam dhe fituam Championsin dhe e nisëm sezonin e ri me një punë të papërfunduar. Ishte një sezon i shkëlqyer. Ky titull është edhe më i ëmbël se Championsi. Jam me fat që jam pjesë e këtij klubi që e fitoi titullin pas 30 vitesh. Kanë kaluar 5 vite që kur trajneri erdhi dhe çdo lojtar është bërë pjesë e këtij rrugëtimi”, përfundoi mesfushori veteran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *