Asociacioni i Futbollit të Anglisë ka konfirmuar datën, orën dhe stadiumin ku do të zhvillohet finalja mes Arsenalit dhe Chelseat në FA Cup.
Finalja e 139-të e trofeut të dytë më të madh në Angli do të zhvillohet të shtunën e 1 gushtit, duke filluar nga ora 18:30 sipas kohës tonë lokale në stadiumin “Wembley”.
Përveç këtyre të dhënave, është caktuar edhe gjyqtari që do të ndajnë drejtësinë në këtë eveniment të madh në futbollin anglez.
Anthony Taylor do të jetë referi kryesor, i asistuar nga Gary Beswick dhe Adam Nunn, derisa zyrtari i katërt do të jetë Chris Kavangh.
Asistenti rezervë i gjyqtarit kryesor është caktuar Lee Betts, ndërsa Stuart Attwell, Storckley Park e Steve Child do të jenë në dhomën e VAR-it.
Arsenali e kishte eliminuar Manchester Cityn për të arritur në finale, gjersa Chelsea e mposhti me rezultat bindës 3-1 Manchester Unitedin.
Finalja e FA Cup do të jetë e zjarrtë, shkaku që dy rivalët lokal do të luajnë mes vete, për të kërkuar trofeun e dytë më të rëndësishëm në Angli.