Milan ka marrë fitoren e radhës në Serinë A dhe ka shkuar përkohësisht në vendin e pestë të renditjes, që garanton kualikimin në fazën me grupe të Europa League.
Kuqezinjtë kanë fituar 2-1 në fushën e Sassuolo-s, një nga skuadrat më në formë të Serisë A në javët e fundit, që nuk humbte prej 8 ndeshjes në kampionatin italian.
Sfida e luajtur në Reggio Emilia është vendosur në 45 minutat e para.
Ibrahimovic ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 19-të dhe ka realizuar golin e fitores për Milanin në fundin e pjesës së parë, pasi Caputo ka barazuar përkohësisht rezultatin me penallti.
https://player.vidmela.com/player/html/cPegRRW7DfyWs?popup=fromblocked&autoplay=1