Munishi “godet” Dritën pas fitores së çuditshme ndaj Drenicës

Drita ka bërë hapin e radhës drejt titullit kampion, duke e fituar një ndeshje të çuditshme ndaj Drenicës, e cila u paraqit me dy fytyra sot.

Kuqezinjtë dhanë gjithçka dhe rezistuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u “shthurën” duke iu mundësuar vendësve një fitore të lehtë, përcjellë Olle.

Pak minuta para përfundimit të ndeshjes, trajneri Ismet Munishi ka bërë një postim “të thellë” në Facebook.

I njohur për akuzat ndaj Dritës, për siç thotë ai, “ndeshjet miqësore”, Munishi ka publikuar një thënie që duket se iu drejtohet pikërisht bardhekaltërve.

“Burri nuk vdes kur jep shpirtë. Burri vdes kur fillon të mos turpërohet nga asgjë”, shkroi Munishi.

Skuadra e tij viziton nesër Gjilanin për t’u takuar me ekipin bardhekuq të këtij qyteti, ku një barazim eventual shpallë Dritën kampione, derisa fitorja e vendësve apo mysafirëve, dërgon përcaktimin e fatit të kampionatit në xhiron e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *