Arsenali u njoftua të martën pasi skanimet zbuluan se dëmtimi i këmbës së Shkodran Mustafit nuk është aq serioz sa fillimisht dyshohet.
Mbrojtësi pësoi lëndim pas një përplasje me Emiliano Martinez ndërsa Gunners mposhtën Bournemouth 2-1 në raundin e katërt të FA Cup të hënën.
Me skuadrën veriore të Londrës që tani luan pa shërbimet e Calum Chambers, Sead Kolasinac dhe Kieran Tierney për shkak të dëmtimit, humbja e mbrojtësit gjerman do detyronte klubin të kërkonte një përforcim në këtë afat, transmeton lajmi.net.
Arsenali ka mësuar se 27-vjeçari nuk do të mbetet jashtë fushës për një kohë të gjatë pasi skanimet treguan se ai vetëm ka ndrydhur kyçin e këmbës.
E ardhmja e Mustafit në Arsenal ka qenë në dyshim kohët e fundit për shkak të disa shfaqjeve të dobëta