Ish-gjyqtari spanjoll: Çmenduri sesi Leganes s’iu dha penallti kundër Real Madridit

Leganes iu mohua një penallti e qartë kundër Real Madridit, e cila do të mundë ta kishte shpëtuar skuadrën nga Butarque prej rënies nga La Liga, sipas ish-gjyqtarit spanjoll Juan Andujar Oliver.

Skuadra e Javier Aguirres luftoi deri në fund në një ndeshje jetike në ditën e fundit të kampionatit spanjoll, por nuk ia doli të marrë më shumë se një pikë kundër kampionit të ri të Spanjës, Real Madridit, të dielën, transmeton Gazeta Express.

Leganes e barazoi rezultatin dy herë në këtë ndeshje dhe sikur topi i prekur me dorë nga Luka Jovic i Madridit të akordohej penallti nga gjyqtari, ajo do ta kishte shansin të mbijetonte.

Fitorja do ta mbante Leganesin në La Liga edhe sezonin e ardhshëm.

Por, nuk u akordua penallti as pas rishikimit të rastit në VAR.

Dhe Juan Andujar Oliver, ish-gjyqtari i njohur dhe tani ekspert i referimit në MARCA, thotë se është e pashpjegueshme sesi nuk u akordua kjo penallti.

“Ai e ngriti dorën dhe, duke e parë çfarë penalltish janë dhënë në ndeshjet e tjera, është e pakuptueshme sesi nuk iu dha kjo penallti Leganesit”, tha Andujar Oliver.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *