Barcelona, zbulohet arsyeja e vërtetë e shitjes së Arthur

Sezoni i Barcelona-s nuk ka përfunduar akoma, por Arthur duket se është përshëndetur me shokët e skuadrës. Mesfushori brazilian, në fakt, nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e Juventus-it.

Sipas Mundo Deportivo-s, apa shitjes së tij duket se nuk qëndrojnë vetëm arsye taktike. Ish-ylli i Gremio-s nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin titullar të Valverde-s gjatë sezonit edhe për shkak të problemeve fizike.

Arthur, ndër të tjera, ka pranuar edhe se ka gabuar në disa raste. Për të marrë pjesë në ditëlindjen e Neymar, në fakt, ai ka fluturuar në Paris. Në të njëjtën javë ka pësuar një dëmtim që e ka mbajtur jashtë për tri javë.

Në pjesën e parë të këtij sezoni me Valverde-n ë titullar vetëm në 8 ndeshjes për shkak të dëmtimit të pësuar gjatë grumbullimit me kombëtaren. Në dhjetor, Arthur ka shkelur kodin e brendshëm të klubit, duke bërë snowboard në Andorra.

Pavarësisht se loja e Setien është shumë e ngjashme me atë të trajnerit paraardhës, Arthur ka luajtur vetëm katër ndeshje nga fillimi. Barcelona, domethënë, ka vendosur ta pranojë ofertën e Juventus për shkak të këtyre problemeve dhe për të liruar një vend jo komunitar në ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *