Atletico Madridi dhe Real Sociedadi e zhvilluan ndeshjen e fundit të sezonit 2019/2020 në Wanda Metropolitano dhe u ndanë baras (1-1).
Pas gjysmë ore lojë, skuadra nikoqire kishte realizuar gol përmes Kokes, i cili u asistua nga Alvaro Morata.
Kur po afrohej fundi i takimit u akordua gjuajtje e lirë për skuadrën mysafire nga një kënd mjaft i vështirë.
Përgjegjësinë e mori anësori shqiptar, Adnan Januzaj, goditja e të cilit u ndal në rrjetë (87’) dhe në këtë mënyrë u barazua rezultati i takimit.
Kjo pikë ishte e mjaftueshme që Real Sociedadi të siguronte pozitën e gjashtë në tabelë dhe kualifikimin në Ligën e Evropës.
Nga ana tjetër, Atletico Madridi e ka mbyllur sezonin në vend të tretë në tabelë dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve.
⚽️ Adnan Januzaj
Gol da Real Sociedad #AtleticodeMadrid 1×1 #RealSociedad #ATMRSO pic.twitter.com/vrS3vSo2zN— Goal (@ogoalfc) July 19, 2020